Xhafa ironizon demokratët me protestën: Ata kanë dalë në shesh për t’iu lutur Metës

Xhafa ironizon demokratët me protestën: Ata kanë dalë në shesh për t’iu lutur Metës

Deputeti i Partisë Socialiste dhe kreu i Komisionit të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafa ka folur ditën e sotme në “Top Story” edhe për protestën e PD-së.

Sipas tij, PD-­ja nuk ka besim te rezultati i saj në zgjedhjet parlamentare dhe ka dalë në shesh jo kundër qeverisë, por për t’iu lutur Metës që të afrohet me ta.

“Kjo e cenon shumë kredibilitetin e protestës. Ata kanë dalë në shesh për t’iu lutur Ilir Metës të bashkohet me ta. S’kanë besim te rezultati i tyre në zgjedhje”, tha Xhafa. 

Sipas Xhafajt kjo shpjegohet me faktin se krahas protestës, PD ka vendosur të bojkotojë edhe Kuvendin, në momentin që do të fillonte edhe zbatimi i procesit të Vettingut. 

“Shpesh më duket si një gjë e përllogaritur, e qëllimshme dhe duhet të mbajmë fort në kujtesë që të gjitha pengesat që i kanë ardhur reformës në drejtësi kanë patur për autore Partinë Demokratike. Ka disa gjëra që të bëjnë të shkosh në përfundimin se kjo është e qëllimshme. Nuk më duket rastësore që sapo nis Vettingu, sapo janë bërë veprimet e para drejt përzgjedhjes së kandidatëve dhe më pas konstituimit të komisioneve, kemi një protestë të opozitës, e cila nuk është thjeshtë për keqqeverisjen e vendit, por e shoqëruar me bojkot parlamentar, që në thelb do të thotë bojkot kundër aktit më të rëdnësishëm parlamentar të këtij sesioni ngritjen komisioneve për Vettingun”, tha ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy