Juristi Romeo Kara tha në studion e MCN Live se konteston të gjithë procedurën e zgjedhjes së anëtarëve dhe kryetarit të KPP-së se është goditur tërësisht besueshmëria.
Më tej Kara tha se duhet të diskutohej rasti i Geron Meçes dhe shkeljet e bëra nga Streza dhe Zguro.
Sipas juristit të gjithë personat në garë duhet të pyeteshin më gjatë.
E kontestoj në total procedurën e kësaj herë. Është goditur tërësisht besueshmëria.
Këta që janë afruar atje që kanë qenë pjesë e komisionit duhet të pyeteshin më gjatë.
Një nga ata personat, Streza tha kam shërbyer 13 vjet në komision dhe kam marrë pjesë në shumë vendime. Kam marrë pjesë dhe tek rasti i Geron Meçes. Është rast që tregon që u përfshi AKSHI, policë të korruptuar, gangster, biznesmenë të tjerë. Vendimi 19 88 2025 duhet të jetë. E punon Streza dhe e miraton Zguro. Ka shkelje të rënda. Zotëria ka thënë që konstatoj që janë zbatuar rregullat e njoftimit sipas kodit administrativ. Gjykatat ka konstatuar që nuk është kështu, pasi duhet të ishte dhe një operator tjetër. Kodi civil është dhe më i gjerë.
Duhet të kemi vëmendje të shtuar. Nëse do të bëjmë komision si duhet, me njerëz me integritet. Ata duhet ta pasqyrojnë integritetin e tyre dhe poshtë. Na ka hyrë e keqja me rrënjë tani.
A do të jenë këta të pavarur dhe nga vetë qeveria?
Këta varen nga Kuvendi. Nëse një deputet ndërhyn, si do e mbajë qëndrimin anëtari?
Duhet të ishte diskutuar rasti i Geron Meçes. A ka pasur brenda KPP-së lidhje me këtë rast, bashkëorganizim.
E kanë thirrur dikë nga KPP-ja, nuk e di a ka një akuzë apo jo. Nëse del që këtu ka bashkërendim të pengmarrësve me dikë nga KPP-ja dhe biznesmenë të lidhur, atëherë çështja është dhe më e thellë. Nuk bëhet më fjalë për të zgjedhur dikë në KPP, por për ra çuar në bankën e të akuzuarve.
Ka ndikime se kush person duhet të shkojë atje?



