SHBA është duke transferuar disa emigrantë pranë vendeve të fëmijëve të tyre

SHBA është duke transferuar disa emigrantë pranë vendeve të fëmijëve të tyre

Qeveria amerikane është duke transferuar disa prindër emigrantë në zona ndalimi që janë më afër fëmijëve të tyre, me të cilët janë ndarë pasi kanë kaluar kufirin mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës, ka thënë Sekretari amerikan për Shërbime Njerëzore, Alex Azar raporton Reuters.

Gjyqtari amerikan në San Diego, Dana Sabraw, ka urdhëruar muajin e kaluar Qeverinë që të ndalojë ndarjen e fëmijëve nga prindërit e tyre migrantë, derisa ata kalojnë ilegalisht kufirin, duke caktuar edhe datë për bashkimin e familjeve.

Sabrafi vendosi një afat kohor për fëmijët nën moshën 5 vjeç që të ribashkohen me prindërit nga data 10 korrik dhe të gjithë fëmijët deri më 26 korrik. Ai gjithashtu caktoi një afat të premte për prindërit që të jenë në kontakt telefonik me fëmijët e tyre.

Azar tha se bazuar në një auditim të plotë nga HHS dhe autoritetet e emigracionit, tani kishte më pak se 3,000 fëmijë në kujdesin HHS, të cilët mund të ishin ndarë nga prindërit e marrë në paraburgim për kalimin e kufirit ilegalisht ose për arsye të tjera.

Prej tyre, rreth 100 fëmijë janë nën moshën 5 vjeçare, tha ai.

Për të shpejtuar procesin e bashkimit, Departamenti i Sigurisë Kombëtare është duke zhvendosur prindërit e fëmijëve nën moshën 5 vjeçare në zona më të afërta, “në mënyrë që ne të bashkojmë familjet dhe të respektojmë afatin e fundit”, ka thënë Azar.

Ai po ashtu ka njoftuar se ende asnjë fëmijë nuk është bashkuar me prindërit e tyre, mirëpo një gjë e tillë do të ndodhë shumë shpejt.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka nënshkruar ditë më parë një urdhër ekzekutiv për t’i mbajtur familjet të bashkuara.

Urdhri ka ardhur pas reagimeve të ashpra që ka nxitur politika “zero-tolerancë” e administratës Trump, kundër migrantëve nga Meksika që hyjnë në territorin amerikan.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy