Qeveria e Koresë së Jugut ka në plan të shpenzojë mbi 9,6 miliardë dollarë në vitin 2020 për të mbështetur industrinë në vështirësi të ndërtimit të anijeve me kërkesa publike për më shumë se 250 anije, njoftoi sot ministri koreanojugor i Financave, Yoo Il Ho.
Ministri njoftoi gjithashtu një paketë financimi në shumën e 6,5 trilion uonë në industrinë e ndërtimit të anijeve dhe të transportit të anijeve, të cilat që të dyja janë përkeqësuar mes një depresioni ndërkombëtar në tregti.
Koreja e Jugut, vendi i tre ndërtuesve më të mëdhenj në botë të anijeve ”Hyundai Heavy Industries”, ”Daewoo Shipbuilding & Marine Engineering” (DSME) dhe ”Samsung Heavy Industries” është goditur rëndë nga një rënie në tregti dhe nga rënia e kërkesave për anije.



