Detaje nga dosja e Prokurorisë/ Tahiri siguroi paprekshmërinë e grupit kriminal, përfitimet monetare i merrte…

Detaje nga dosja e Prokurorisë/ Tahiri siguroi paprekshmërinë e grupit kriminal, përfitimet monetare i merrte…

Hetimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda tregojnë se në vitin 2014, Saimir Tahiri ka dalë nga Shqipëria katër herë së bashku me Artan Habilajn, të cilit i ka shitur makinën.

Udhëtimet e Saimir Tahirit me Artan Habiljan, sipas hetimeve, janë bërë në muajin gusht të vitit 2014. Ndërsa makinën që Tahiri i shiti në 2013 kushëririt të tij Artan Habilaj, ky i fundit ia ka shitur më pas vëllait të tij, Moisi Habilaj.

Sipas organit të akuzës, Moisi Habilaj ka përfituar nga lidhjet e ngushta me Tahirin kundrejt shpërblimeve, ndërsa ish-ministri dyshohet se ka siguruar paprekshmërinë e grupit kriminal, që vepronte në trafikun e drogës Shqipëri-Itali.

Tahiri akuzohet për trafik droge në bashkëpunim në grup të strukturuar kriminal dhe korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror. Prokuroria kërkon arrestimin e Tahirit, pasi e konsideron person me rrezikshmëri të lartë, ndërsa deklaron se “mund të fshehë në shtëpi prova nga përfitimet”.

Pritet që organi i akuzës që ka kërkuar heqjen e imunitetit të Tahirit dhe arrestimin e tij, do përfaqësohet në Këshillin e Mandateve nga prokurorët Elisabeta Imeraj dhe Vladimir Mara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy