Eksperti i ekonomisë Visar Ademi foli nëpërmjet një lidhje “Skype” me studion e MCN TV për krizën e çmimeve që është përballur vendi dhe e gjithë bota.
Ademi tha se është e paimagjinueshme se si një vend si Shqipëria kërkon ndihmë nga Serbia për grurë dhe për miell.
Kriza është globale, duhet të merreshin masa më të shpejta që kriza mos të prekte të margjinalizuarit. Akoma vazhdojmë kërkojmë ndihmë ngë Serbia për grurë dhe për miell. Habitem që një shtet që duhej fokusohej të produktet bazë të varet nga importi dhe Serbia.
Ademi tha se pavarsisht ekzistencës së një bordi për çmimet konsumtarori e pëson gjithmonë përderisa nuk ka institucione që të kontrollojnë çmimet.
Bordi është një trup rregullator që duhet të mbrojë konsumatorin dhe duhet të krijojë një efekt që çmimet të jenë të përcaktuara nga shteti. Korrupsioni është i madh, fitues janë gjithmonë bizneset e mëdhaja, konsumatori del i humbur. Bordi nuk ka influencë nëse nuk ka institucione që kontrollojnë çmimet.
Ademi përsëriti që Shqipëria ka kaq shumë resurse dhe nuk i shfrytëzon dhe se nuk është e paimagjinuaeshme që ne të vuajmë për energji elektrike.
E paimagjinueshme që Shqipëria të vuajë për energjia elektrike. Ka probleme që nga 1991 dhe akoma nuk ka investime në energjinë e ripërtëritshmw. Akoma varemi nga importi. Kemi kaq shumë resurse e nuk i shfrytëzojmë. Transparencën e bordit nuk mund ta gjykoj. Ka tregtarë që manipulojnë me çmimet pavarsisht sygjerimeve të bordit. Shfrytëzojnë mungesën e institucioneve. Problematikë është implementimi i çmimeve. Fermerët duhet të jenë grupi më i privlegjuar në Shqipëri. Duhet të ndihmohen. Fermërët duhet të jenë sektrori ynë kryesor. Ata duhet ta ndjejnë ndihmën nga shteti, fermeri ka impakt të madh në zinxhirin e furnizimit të ushqimit.
Ademi tha se Shqipëria duhet të kopjojë politikat e Maqedonisë së Veriut.
Serbia ka politika afatgjata, ka një strategji të mirë, për sektorët e saj strategjike. Vendet e Ballkanit Perendimor janë më të mirë se hapësira tona. Ne kemi skoma politika reaktive, dhe politika të kopjuara keq nga Bashkimi Evropian. Shqipëria të ulë tatimet, këtë mund të bejë. Akoma më shumë. Maqedonia ka ulur akcizen për naftën dhe benzinën. Shqipëria duhet të heqë dorë nga taksat e mëdha. Në një periudhë ku nuk prodhohet energjia të paktën të ulet taksa. Qeveria shqiptare duhet të kopjojë Maqedoninë e Veriut. Kanë bërë një politikë të mirë.



