Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka bërë të ditura numrin e rasteve të reja me koronavirus në 24 orët e fundit që është 113. Një numër tepër i lartë duke patur parasysh faktin që janë testuar vetëm 266 persona. Kështu që prej fillimit të pandemisë dhe deri më sot numri i të prekurve në total në Kosovë ka shkuar në 2.991.
Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 67 persona, ndërsa qytet më të prekura sot rezultuan Prishtina me 36 raste, Ferizaj me 15 raste, Gjilani me 12 raste, Prizreni me 11 raste, Mitrovica me 10 raste, Fushë Kosova me 6 raste, Vushtrria me 6 raste, Drenasi me 3 raste, Vitia me 2 raste, Skenderaj me 2 raste, Suhareka me 2 raste dhe me nga 1 Gjakova, Kamenica, Malisheva, Obiliqi, Peja, Podujeva, Rahoveci dhe Shtime.
Deri tani në Kosovë kanë humbur jetën 54 pacientë me koronavirus.



