
Avokati Romeo Karaj ka qenë i ftuar ditën e sotme në MCN Live për të folur për SPAK, impaktin që ka pasur dhe ecurinë e derimë tanishme.
Karaj tha se kjo strukturë nuk po jep atë që pritej dhe se deri në këto momente objekte të SPAK duhet të ishin ish-kryeministra e ministra.
Përsa i përket deklaratave të Ramës, Karaj tha se janë retorikë politikë dhe ne fakt ai ka thënë investigoni dhe jo mos investigoni.
SPAK nuk po jep atë që po pritet, ka pasur dosje që nga koha e krimeve të rënda dhe ngjarje të tjera. SPAK nuk po jep impakt të fortë, duhet të vinte dhe administratën në pozita të tjera. Kemi krijuar një strukturë të pavarur që ja garanton Kushtetuta, kemi një strukturë në varësi të SPAK që është BKH, dhe kemi një ligj që lejon të ketë policinë e shtetit në varësi të SPAK. Ligji e përcakton qartë që targeti i tij fillon nga Presidenti, kryparlamentari, gjyqtari. Nuk kemi një fillim me këmbë të djathtë. Sot duhet të kishim ish-kryeministra e ministra objekte të SPAK. Kryeministri ka bërë retorikë, po ta marrin kështu. Në opinionin e përgjithshëm ai nuk ka thënë mos investigo.
Karaj tha se afera më e madhe korruptive nuk janë inceneratorët siç thonë, por privatizimi i OSHEE. Po ashtu juristi tha se BKH po bën akoma nxemje dhe se në SPAK ka njerëz që lexojnë me gisht.
Institucionet e pavarura në të njëjtin nivel që kanë pavarësinë duhet të kishin llogaridhënien.A duhet të krijojmë struktura të tjera të cilët të kërkojnë llogari për punën e SPAK?
Perceptimi shqiptar për politikën është më i zi se e zeza.
SPAK është koncetuar të jetë organi i pavarur e të hetojë dhe prokurorët.
Në lidhje me dy emrat (Berisha dhe Meta) unë siguroj që për këta dy emra ka hetime që janë përtej çdo dyshimi, e pamundur të hidhet poshtë. Njëra u hetua nga prokuria e Tiranës, privatizimi i OSSH Thonë inceneratorët janë afera më e madhe, po por pas kësaj.
Çez është në SPAK, por s’e di. Në SPAK ka persona që lexojnë me gisht, nuk dinë të lexojnë. BKH po bën akoma nxemje, do dalë në pension duke bërë nxemje.
SPAK çalon, shpresojmë që BKH ta plotësojë. Këta njerëz që janë në SPAK kush i ka futur në sistemin e drejtisë. Sturkturat kanë qenë të kapura. Ne duhet të marrim vendime të qarta si popull,demokracia e përfaqësuar ka dështuar. Populli duhet të marrë në dorë fatin e tij. Edhe vetë gjyqtarët që kanë dalë nga sistemi po ankohen për drejtësinë. Ata e dinë që ata mbajtën gjallë një sistem që vetëm drejtësi nuk ishte.



