Policia e Shkodrës ka arrestuar orët e para të kësaj të hëne tre autorët e atentatit dhe objektivin e tyre 30-vjeçar. Pas shkëmbimit të zjarrit atentatorët në tentativë për tu larguar me shpejtësi pësuan një aksident disa kilometra larg vendngjarjes dhe e kishin braktisur automjetin.
Gjatë kontrollit të automjetit policia gjeti një kallashnikov dhe disa fishekë.



