Izraeli dhe Libani afër marrëveshjes për armëpushim

Izraeli dhe Libani afër marrëveshjes për armëpushim

Izraeli dhe Libani duket se janë afër një marrëveshje armëpushimi, me kabinetin izraelit që do të takohet të martën për ta diskutuar atë, thonë zyrtarët izraelitë.

Një armëpushim 60-ditor që thuhet se përfshin tërheqjen e forcave izraelite nga Libani jugor dhe fundin e pranisë së Hezbollahut në zonë është propozuar për t'i dhënë fund luftimeve midis Izraelit dhe milicisë libaneze Hezbollah të mbështetur nga Irani.

Marrëveshja do të përfshinte një rritje të pranisë së ushtrisë libaneze në zonën e liruar nga Izraeli dhe Hezbollahu, sipas një diplomati perëndimor i cili foli në kushte anonimiteti.

Nënkryetari i parlamentit libanez Elias Bou Saab tha, i cituar nga Reuters, se tani nuk "ka pengesa serioze" për një armëpushim.

Një pikë e madhe pengese kush do të monitoronte armëpushimin ishte zgjidhur, tha ai, me një komitet prej pesë vendesh të ngritur duke përfshirë Francën si anëtare dhe të kryesuar nga SHBA.

Shqetësimet se si do të zbatohej një armëpushim, duke pasur parasysh dobësinë krahasuese të Forcës së Përkohshme të OKB-së në Liban (Unifil) dhe Ushtrisë Libaneze, duket se janë zbutur.

Izraeli ka vrarë deri më tani gjithë zinxhirin komandues të grupimit Hezbollah që cilësohet terrorist nga shumë vende perëndimore.

Ky grupim kontrollon jugun e Libanit dhe është subjekt politik në këtë vend. Po ashtu, Hezbollahu akuzohet për lidhje të ngushta me Iranin.

Edhe pse palët pritet të shkojnë drejt një marrëveshjeje, kanë vijuar sulmet ajërore. Hezbollahu shënjestroi një ditë më parë disa qytete izraelite me rreth 250 raketa dhe drone. Po ashtu, edhe Izraeli ka vijuar me bombardimet në jug të Libanit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy