“LDK-ja manipuloi votën e diasporës”, LVV kërkon përsëritje procesi

“LDK-ja manipuloi votën e diasporës”, LVV kërkon përsëritje procesi

Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë akuzon Lidhjen Demokratike se ka maipuluar votën e diasporës duke plotësuar fletëvotimet. Vetëvendosja ka kërkuar anulimin e procesit të votimit me postë për parlamentaret e 9 shkurtit dhe kërkon përsëritjen e procesit.

KQZ-ja njftoi se rezultatet përfundimtare do të shpallen pas shqyrtimit të ankesave të Lëvizjes Vetëvendosje! 

Visar Azemi dhe Jehona Lushaku-Sadriu, kanë reaguar për akuzat duke thënë se Kurti dëshiron të marrë me dhunë 51 deputetë.

“S’po ka numra, ashtu siç donte. Mendësia absolutiste e ‘500 mijë zemrave’ nuk ja doli, e tash turren me kontestu procesin e zgjedhjeve. Është e dukshme që rritja e LDK-së është pengesa kryesore për ta.”, tha deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu.

Ndërkohë, edhe në votimin me postë, Vetëvendosja doli e para me 31.963 vota apo 51.57 %. LDK-ja mori 18.933 vota apo 30.55 %, ndërsa PDK-ja e treta me 5878 vota apo 9.48 %. Koalicioni AAK-Nisma ka marrë 2 mijë vota apo 3.23 %. Me rezultatet e deritanishme, Vetëvendosja ka 48 deputetë, PDK-ja 24, LDK-ja 20 e koalicioni AAK-Nisma tetë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy