Numri i njerëzve që luftojnë urinë akute në të gjithë botën u rrit vitin e kaluar dhe pandemia e koronavirusit mund të përkeqësonjë gjërat, thuhet në një raport i ri të Rrjetit Global Kundër Krizave Ushqimore.
Në mbyllje të vitit 2019, 135 milionë njerëz në 55 vende dhe territore të botës përjetuan pasiguri akute ushqimore.
Pasiguria ushqimore akute nënkupton paaftësinë e një personi për të konsumuar ushqim, çka vë në rrezik të menjëhershëm jetën e tyre.
"Ky është niveli më i lartë i pasigurisë ushqimore akute tdhe i kequshqyerjes që nga publikimi i parë i raportit në vitin 2017", thuhet në raport.
Më shumë se gjysma e rasteve, rreth 73 milionë, rezultojnë të jenë në Afrikë, 43 milionë jetojnë në Lindjen e Mesme dhe Azi, 18.5 milionë jetojnë në Amerikën Latine dhe Karaibe. Evropa ka gjysmë milion njerëz që jetojnë në kushtet e pasigurisë ushqimore.
183 milionë njerëz të tjerë klasifikohen të jenë në gjendje të stresuar ose në prag urie dhe do të përkeqësohen, nëse përballen me një tronditje ose stres, siç është pandemia COVID-19. Edhe vitin e shkuar pasiguria ishte nxitësi kryesor i krizës ushqimore vitin e kaluar, me ekstremitetet e motit dhe tronditjet ekonomike.
Përkeqësimi i situatës së pasigurisë ushqimore akute, pritej që të përkeqësohej në vitin 2020 edhe para se pandemia të trondiste gjithë botën, për shkak të fatkeqësive natyrore. Çmimet e ushqimeve rriten, fuqia blerëse ulet dhe virusi mund ta përkeqësojë më tej problemin, thotë “Euronews”.
Pandemia dhe përpjekjet për të ndaluar transmetimin, përfshirë masat e bllokimit, do të ndikojnë gjithashtu në zinxhirin e furnizimit ushqimor.



