
Solisti i grupit të muzikës rok “Urban Band”, Endrik Beba, erdhi në mikrofonin e “Zgjohu me MCN”, në një rrëfim për jetën dhe karrierën e tij muzikore.
Ai bëri të ditur se pas këngës më të re me kantautorin Ervin Gonxhen, vijnë së shpejti edhe dy bashkëpunime të tjera.
Që në momentin që Vin Gonxhe ma prezantojë këngën, më të thënë të drejtën më pëlqeu shumë. Ka qenë e vështirë për Ervinin të më fuste në atë lloj rryme dhe mbaj mend që fjalët e tij gjatë regjistrimit ishin largohu pak nga rocku, por ka qenë një eksperiment i bukur dhe besoj se do përsëritet.
Kemi së shpejti edhe një bashkëpunim tjetër me Vinin dhe që është më afër asaj që unë di të bëj më mirë, është një baladë që Vini e ka përfunduar dhe është në projektin për tu regjistruar.
Unë ka kohë që jemi në stad by për disa projekte dhe fakti ka qenë vera ngarkuar me koncerte dhe tani jemi në bashkëpunim me Vinin dhe më pas do të jetë një këngë që po e realizojmë që është me Stine, gjithashtu me grupin time ‘Urban Band’, e cila do të dal.
Pra, janë tre projekte që janë shtruar dhe janë drejt përfundimit.
Këngëtari Beba rrëfeu edhe episode nga jeta e tij personale.
Sa i takon pushimet verore kanë qenë mjaft të bukura tashmë me ardhjen në jetë të vajzës, me panterën time, dhe pushimet me vajzën edhe pse një muajsh, na kanë bërë jetën ndryshe.
Kontaktin e parë me babain e kam pasur në moshën 29 vjeçare, sepse ai u largua që kur isha i vogël dhe na la kështu që edhe kur e takova pas një koha ai ndërroi jete dhe nuk kishim kohë të rrinim.
Boshllëku më i madh është në gjerat e vogla, unë ka pasur fat që jam rritur me mamin, gjyshërit, dhe figura atërore për mua ka qenë gjithmonë gjyshi im dhe ai ka qenë heroi im, së bashku me gjyshen dhe mamin, kam qenë i pasur në dashuri.



