Vitet e fundit në Shqipëri kanë qenë disa startupe, të clët falë mbështetjes së dhënë kanë arritur të materializojnë idetë e tyre dhe të bëhen pjesë e tregut me produktet dhe shërbimet e tyre.
Të ashtuquajturit inkubatorë, shpesh të lidhur me shkolla biznesi dhe organizata të tjera jofitimprurëse, sigurojnë mentorim, hapësirë për zyrë dhe fonde për startupet, ndërkohë që burimet tradicionale të financimit të një startupi janë huatë financiare nga bankat ose unionet e kreditit, kredi të sponsorizuara nga qeveria për Administrim të Biznesit të Vogël nga bankat lokale dhe grante të dhëna nga organizata jofitimprurëse apo kompani shtetërore.
Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit është një nga ato struktura, e cila ka mes të tjerash në fokus të saj pikërisht mbështetjen e startupeve, gjë që e sheh të lidhur pashmangshmërisht me zhvillimin teknologjik dhe inovacionin.
Por çfarë mund të themi për hapësirën shqiptare përsa i përket startupeve dhe atë çfarë duan investitorët? A është Shqipëria në të njëjtën linjë apo nivel përsa i përket startupeve dhe vënies në praktikë të tyre krahasuar me vende të ndryshme evropiane dhe në rajon?
Për t’iu dhënë përgjigje këtyre pyetjeve jemi në një bisedë me Elona Xhaferrin nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit.



