
Kompania ruse Rosatom po furnizon Kinën me uranium shumë të pasuruar.
Kështu deklaroi nënsekretari amerikan i Mbrojtjes, John Plumb, në një seancë dëgjimore në Dhomën e Përfaqësuesve.
Ne jemi shumë të shqetësuar për bashkëpunimin mes Moskës dhe Pekinit në këtë fushë.
Kina është e angazhuar në një zgjerim dhe diversifikim të shpejtë të kapaciteteve të saj bërthamore.
Uraniumi është dërguar zyrtarisht për të ushqyer reaktorët bërthamorë që përdorin plutonium dhe plutoniumi përdoret për të prodhuar armë bërthamore.



