Dhurata bujare e japonezëve, 129 “Toyota” të vitit 2016 për qeverinë shqiptare

Dhurata bujare e japonezëve, 129 “Toyota” të vitit 2016 për qeverinë shqiptare

Qeveria japoneze i ka dhuruar qeverisë shqiptare 129 makina të prodhimit më të fundit japonez (Toyota, prodhim i vitit 2016). Në një njoftim të Kryeministrisë thuhet se kjo dhuratë u mundësua nëpërmjet akordimit të një granti gjeneroz prej 500 milionë YEN, ose 4 milionë USD për qeverinë shqiptare, i cili u miratua nëpërmjet nënshkrimit të marrëveshjes dypalëshe me shkëmbim notash më 29 korrik 2015.

Sipas Kryeministrisë, qëllimi i kësaj dhurate është zvogëlimi i ndotjes mjedisore dhe reduktimi i gazrave që shkaktojnë efektin serrë (GHG) nëpërmjet promovimit të makinave të gjeneratës së ardhshme miqësore ndaj mjedisit. Makinat do të shfrytëzohen për përdorim publik në përputhje me nevojat e sektorit publik për mjete transporti.

 “Projekti do të ndikojë në përmirësimin e shërbimeve publike, optimizimin e shërbimeve mbështetëse administrative për institucionet qeveritare, rritjen e mobilitetit të institucioneve monitoruese dhe zbatimin e planeve të veprimit për rehabilitimin e zonave të dëmtuara mjedisore, rritjen e kapaciteteve për mbrojtjen e mjedisit, si dhe reduktimin e ndotjes së ajrit”, thuhet në njoftim.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy