Trafik droge në Danimarkë/ SPAK konfiskon 1 mln € pasuri të grupit të Astrit Beqirajt

Trafik droge në Danimarkë/ SPAK konfiskon 1 mln € pasuri të grupit të Astrit Beqirajt

SPAK ka sekuestruar një pasuri me vlerë 1 mln €, e krijuar nga aktiviteti i trafikut ndërkombëtar të drogës në Danimarkë.

Prokuroria e Posaçme në Shqipëri (SPAK) nëpërmjet një postim në median sociale Tëitter, ka njoftuar se 1 milion euro i kanë kaluar shtetit shqiptar.

Bëhet fjalë për pasuritë Astrit Beqirit dhe Dhimitër Shkodranit të cilët janë akuzuar më herët për pastrim parash dhe grup të strukturuar kriminal.

SPAK ka konfiskuar 2 pulari në Shkodër me vlerë 800 mijë euro, 5 automjete të ndryshme si edhe rreth 250 mijë euro para cash.

Grupi ku bënin pjesë dy të akuzuarit trafikonin kokainë në vendet e Bashkimit Evropian.

Paratë silleshin nga Danimarka në Maqedoninë e Veriut, duke i transportuar me autobusët e kompanisë “ALBA TRANS” në Tetovë. Më pas ato merreshin nga Dhimitër Shkodrani dhe përfundonin te Astrit Beqiri në Shkodër, ku investoheshin në biznese të ndryshme.

Astrit Beqiri i arrestua në vitin 2019 pas një hetimi të gjatë të zhvilluar nga Europol dhe disa njësi të tjera speciale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy