Letra e një nxënëseje në 1969-n që bën parashikime të sakta për të ardhmen

Letra e një nxënëseje në 1969-n që bën parashikime të sakta për të ardhmen

Një letër e vitit 1969 e shkruar nga një nxënëse është gjetur tani pas shumë vitesh dhe në të ka disa parashikime mjaft të sakta për të ardhmen.

Shënimi 50-vjeçar i shkruar nga vajza pa emër u zbulua nga Rosa Beckerton dhe burri i saj Peter, 67 vjeç, ndërsa ai po rinovonte mobiljen e vjetër për një klient.

Ajo mban datën 23 shkurt 1969 dhe duket se është shkruar nga një vajzë 11-vjeçare, që imagjinon se si do të ishte jeta në 1980-n.

Në fakt letra duket se përmban disa fantazi mjaft të largët, ndërsa ka parashikuar platformën e thirrjeve me video, duke sugjeruar që të gjitha telefonatat në të ardhmen do të shoqërohen me video.

“Në vitin 1969 telefoni ishte një gjë kuti katrore. Por tani mund të shihni njerëzit me të cilët po flisni, sepse ekziston një ekran ku mund t'i shihni njerëzit. Është pak a shumë si një television”, shkruhet në letër.

Letra pa emër, e plotësuar me korrigjimet dhe komentet e një mësuesi me pendë të kuqe, u zbulua nga çifti nga Peterborough, pasi Peter, një tapicer, do rinovonte një divan.

“Bashkëshorti im punon si tapiceri, dhe ai e gjeti atë në anën e një divani. Ishte befasuese. Kur burri im ma tregoi nuk mund ta besoja. Mendova, o zot, shiko këtë”, tregon bashkëshortja.

Më pas në të vajza imagjinon se si do të ishte jeta e saj, do të ishte e martuar dhe do të punonte në një bankë. Më tej imagjinata vazhdon me sugjerimin e Willy Wonka, se në vend të vakteve do të hahen çamçakëz.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy