Shkon në 51 numri i personave të prekur me koronavirus në Shqipëri (VIDEO)

Shkon në 51 numri i personave të prekur me koronavirus në Shqipëri (VIDEO)

Pesëdhjetë e një persona konfirmohen të infektuar me Covid-19 në Shqipëri.

Lajmi është dhënë nga zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli në një deklaratë për mediat, e cila sqaroi se për identifikimin dhe gjurmimin e rasteve, në 24 orët e fundit, janë testuar 31 persona të dyshuar, qytetarë dhe personel shëndetësor, prej të cilëve janë konfirmuar 9 raste të reja me COVID-19.

Rakacolli tha se deri në këto momente janë testuar 563 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me Covid-19, 51 raste.

Sipas saj, në vijim të hetimit të hollësishëm epidemilologjik të filluar ditën e djeshme në spitalin “Shefqet Ndroqi”, kanë dalë pozitiv një mjek dhe 3 infermierë, të cilët kanë qenë në kontakt me pacientin, i cili aktualisht po trajtohet në spitalin infektiv dhe që, më herët ka qenë i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Ajo, tregoi se nga gjurmimi i kryer, ky pacient është vizituar në spital nga një i afërm që vinte nga Italia dhe që nuk e ka dhënë këtë informacion tek stafet mjekësore. Personeli është në gjendje të mirë shëndetësore, pa simptoma dhe i vetëkarantinuar.

Nga rastet e konfirmuara pozitivë:

Tiranë, 34 raste

Durrës, 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë)

Lushnje, 2 raste

Elbasan, 2 raste

Fier, 6 raste

Rrogozhinë, 2 raste

20 janë të shtruar në spitalin Infektiv (nga Tirana, Durrësi, Fieri, Lushja dhe Rrogozhina). Janë në terapi intensive tre qytetarë, njëri prej të cilëve në respiracion të drejtuar. Ndërsa, pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

6 të infektuar nga stafi mjekë​sor tek Sanatoriumi: Në komunikimin e saj për mediat, zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli tha se nga testimet e kryera për koronavirusin në 24 orët e fundit, rezultojnë se janë prekur edhe katër pjesëtarë të personelit mjekësor në spitalin “Shefqet Ndroqi”, duke e çuar për momentin numrin e të infektuarve në gjashtë, pasi dy prej tyre ishin konfirmuar ditën e djeshme. Ajo tha se bëhet fjalë për një mjek dhe tre infermierë të cilët kanë qenë në kontakt me pacientin, i cili aktualisht po trajtohet në spitalin infektiv dhe që, më herët ka qenë i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Instituti i Shëndetit Publik: Po vazhdon pa u ndalur hetimi epidemiologjik dhe testimi i rasteve të dyshuara.

Telefononi në numrin 127: Jepuni informacion të hollësishëm stafeve mjekësore. Nëse mbani të fshehtë informacionin e lëvizjeve tuaja nga personeli shëndetësor, rrezikoni të infektoni personelin dhe të afërmit tuaj.

Apeli për qytetarët: Shmangni vajtjet direkte në spitale. Qëndroni në shtëpi. Respektoni rregullat e reja.

Të moshuarit: Një thirrje sidomos për të moshuarit mbi 70 vjeç: Ju lutem mos dilni nga shtëpitë!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy