Ministri Lleshaj: Protestuesit e dhunshëm, do të marrin përgjigjen e duhur

Ministri Lleshaj: Protestuesit e dhunshëm, do të marrin përgjigjen e duhur

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, në një konferencë për media, tha sot se personat që kryen akte dhune ditën e djeshme gjatë protestës së opozitës do të marrin përgjigjen e duhur.

Lleshaj tha se me protesta të dhunshme opozita nuk do të bllokojnë dot reformën në drejtësi dhe hapjen negociatave.

E konsideroj me rëndësi t’u bëj thirrje të gjithë qytetarëve, opinionit publik, medias dhe gjithë shoqërisë, për reflektim të thellë ndaj përpjekjeve për destabilizim dhe për distancim të qartë nga dhuna kundër institucioneve kushtetuese, rendit kushtetues dhe forcave të rendit.
Tentativat e rrezikshme për të minuar finalizimin e reformës në drejtësi dhe procesin e hapjes së negociatave drejt anëtarësimit për në BE nuk do të kenë asnjë mundësi realizmi.
Përballë këtyre përpjekjeve të dështuara janë qytetarët e vendit, janë organet ligj zbatuese, janë partnerët e vërtetë të Shqipërisë është vetë e ardhmja jonë.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj theksoi gjithashtu se policët që u angazhuan në shoqërimin e Sahit Dollapit të kishin bërë dicka ndyshe dh eta kishin menaxhuar më mirë situatën.

 Tirana jetoi mbrëmë një mori sulmesh të koordinuara kundër institucioneve kushtetuese. Institucionet dhe policia  u gjendën nën kërcënimin e bombave molotov. Me dhjetëra punonjës policie përfunduan në spital për shkak të plagëve të marra. Ata burra dhe gra që u vunë dje në qendër të sulmeve të egra meritojnë vlerësim dhe mirënjohje për punën e tyre. Për orë të tëra ata përballuan me qindra bomba Molotov dhe sende të tjera të forta. Do kishte qenë në nderin e atij grupimi politik që ta ndalte dorën e dhunës ndaj djemve dhe vajzave të cilët thejshtë kryejnë një detyrim ligjor.

Do kishte qenë mirë që edhe ata punonjës policie që u angazhuan në ndalimin e organizatorit të sulmeve të kishin bërë dicka ndryshe. Mirë do ishte që sic duruan në mënyrë stoike me orë të tëra nën zjarr të kishin menaxhuar ndryshe edhe pak sekonda”, tha ministri Lleshaj.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy