Moti sot/ Alternime vranësirash dhe kthjellimesh

Moti sot/ Alternime vranësirash dhe kthjellimesh

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Parashikohet mot i ndryshueshëm me alternime vranësirash dhe kthjellimesh, të cilat do të pasohen me reshje lokale dhe të izoluara shiu me intensitet të ulët, kryesisht përgjatë pjesës qendrore të vendit, në orët e mesditës dhe pasdites.

Në relievet malore të veriut dhe lindjes priten flokë dëbore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim, me shpejtësi mesatare deri në 7 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet, hera-herës, do të arrijë deri në 15 m/s. Në det, pritet valëzim i forcës 3 ballë.

Në zonat luginore do të ketë mjegull të dendur dhe shikim të reduktuar në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes.

Temperaturat parashikohen si më poshtë:

Qyteti Temperatura (°C) Sigla
Shkodër 6/14 Diell re
Kukës -3/5 Diell re
Lezhë 5/13 Diell re
Dibër -2/8 Diell re shi
Durrës 6/16 Diell re shi
Tiranë 6/16 Diell re shi
Elbasan 5/15 Diell re shi
Berat 5/16 Diell re shi
Vlorë 6/15 Diell re
Korçë -2/8 Diell re
Gjirokastër 2/15 Diell re
Sarandë 6/17 Diell re
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy