Gjoni: Reshje shiu dhe ulje temperaturash përgjatë javës, në veri dhe verilindje kombinohen dhe me dëborë

Gjoni: Reshje shiu dhe ulje temperaturash përgjatë javës, në veri dhe verilindje kombinohen dhe me dëborë

Specialistja e IGJEUM Anira Gjoni në një lidhje skype me Zgjohu me MCN ka komentuar parashikimin e motit për ditët në vijim duke u shprehur se nga e mërkura pritet që në disa pjesë të vendit të ketë reshje shiu por në mënyrë të moderuar.

Ajo tha se nuk pritet të ketë përmbytje apo dalje të lumenjve nga shtrati ashtusikurse është spekuluar në rrjetet sociale, ndërsa theksoi se temperaturat kanë pësuar një rënie të ndjeshme në fillim të kësaj jave dhe pritet që të qëndrojnë edhe në ditët në vijim në këto vlera.

Priten reshje dhe në veri të vendit që do vazhdojnë deri të enjten me intensitet të dobët deri mesatare. Nuk pritet të ketë problematike apo përmbytje sikurse ishte spekuluar në rrjetet sociale, madje dua të theksoj se nuk duhet dezinformuar popullata pasi nuk mund të luajmë me gjëra të mëdha.

Në qarqet Lezhë, Dibër, Durrës, Tiranë reshjet do kenë pak më shumë intensitetet por jo problematike. Reshjet do na shoqërojnë edhe pas të enjtes dhe do vijojnë deri në fundjavë por të shtruara, nuk ka shtrëngata megjithatë do duhet që t’iu përditësojmë në vijim në bazë të modeleve meteorologjike.

Fillimi i javës u shoqërua me një rënie të ndjeshme të temperaturave, por nuk priten më rënie, nga e mëkuara e në vazhdim nuk presim që të zbresin poshtë 1 gradë minimalja dhe maksimalja do arrijë deri në 18.

Reshjet në veri dhe verilindje do të jenë të kombinuara me dëborë dhe shi, por nuk do të ketë vendosje të shtresave të dëborës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy