
Rrëqebulli i Ballkanit një nga 55 speciet më të rralla në Europë është evidetuar së fundi në Prespë. Ekspertët e mjedisit kërkojnë më shumë sensibilizim pasi 3 individë u vranë 2 vite më parë dhe u balsamosën, për të cilën Shoqata e Ruajtjes dhe Mbrojtjes së Mjedisit është në betejë ligjore me përfaqësuesin e restorantit në Elbasan ku ishin të ekspozuara.



