Ylli i popit, Rihanna ka treguar se cila është dëshira e saj më e madhe në botën e muzikës.
Ajo pretendon që të fitojë një cmim Oscar për rolin e saj në filmin ‘Valerian and the city of a thousand planets’, i cili do të dalë në kinema muajin tjetër.
“Do ta adhuroja ta kisha një. Kush nuk do donte të vlerësohej për punën e mirë? Cdo vlerësim meriton shpërblim.
Unë punoj shumë duke lënë pas gjithçka tjetër, por pjesa e vlerësimit nuk është në dorën time,” -tha 29-vjecarja në një intervistë për The Sun.
Rihanna shtoi se nuk është aq diva sa të shkëlqejë në cdo gjë që bën, por pranon se do e pëlqente cmimin si cdo njeri tjetër pasi e bën punën njësoj si ditën e parë.



