Krimi në Ferizaj/ Reagon Albin Kurti: Drejtësia të veprojë pa vonesa

Krimi në Ferizaj/ Reagon Albin Kurti: Drejtësia të veprojë pa vonesa

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në Ferizaj, ku një grua u vra dhe vëllai i saj i mitur u plagos, dhe autor i dyshuar është ish-bashkëshorti i viktimës.

Albin Kurti kërkoi që drejtësia të veprojë pa vonesa, duke u shprehur se qytetarët ndjejnë zemërim dhe neveri mbi krimin. 

Nuk kemi pse presim që t’i dijmë detajet: e dënojmë ashpër këtë krim që po përsëritet. Edhe një grua e vrarë mizorisht nga tyta e armës që ekzekuton nga afërsia. Një grua e Kosovës e vrarë nga një vrasës burrë. Zemërimi dhe neveria bëjnë garë përbrenda secilit qytetar të Kosovës sot. Qytetarja e shtetit tonë të pavarur në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj u qëllua për vdekje.  Ngushëllime familjes, të afërmëve dhe miqve të saj.

Drejtësia të veprojë pa vonesa duke e pranuar që efekti i deritanishëm i ka ngelur i mangët e përgjegjësia i mbetet përherë e lartë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy