
"Të ndryshohen politikat qeveritare për të ruajtur të ardhmen". Me këtë moto, udhëheqësi i Punës Jeremy Corbyn ka mbledhur një turmë prej 100 000 personash në Westminster, në mbledhjen më të madhe britanike të ditës së mobilizimit global të klimës. Sipas Corbyn duhet një kthesë e gjelbër, sepse siç u shpreh ai: "Shkatërrimi i natyrës do të thotë të shkatërrim për të gjithë ne". Mes brohoritjeve, ai lartësoi angazhimin e përgjithshëm dhe sulmoi presidentët e SHBA-së dhe të Brazilit, Donald Trump dhe Jair Bolsonaro.



