Triumfi në derbi, Olsi Rama: Fitore e rëndësishme për Partizanin, nuk kemi vendosur për trajnerin

Triumfi në derbi, Olsi Rama: Fitore e rëndësishme për Partizanin, nuk kemi vendosur për trajnerin

Drejtori i Partizanit, Olsi Rama u shfaq shumë i lumtur për fitoren që skuadra mori në derbi ndaj Tiranës.

Pas ndeshjes, për MCN TV, Rama deklaroi se ishte një fitore e rëndësishme, ndërsa deklaroi se nuk është vendosur ende për trajnerin e ri.

Më vjen mirë që pas Kombëtares, “Air Albania” ishte mbushur sërish. Ne ishim përgatitur mirë, pavarësisht largimit të trajnerit. Kjo fitore, është për lojtarët, stafin dhe tifozët.

Për trajnerin nuk është vendosur asgjë. Presidenti Demi është i qetë. Stafi e ka marrë drejtimin dhe fitorja tregon se kanë bërë mirë këto ditë. Ekipi luajti mirë. Formula e kampionatit, nuk na nxiton shumë për të bërë zgjedhje të gabuara, por të mirë menduara.

Jam i kënaqur, sepse fitorja është e rëndësishme. Jo vetëm fitorja por edhe karakteri që treguan lojtarët.  

Ekipi ishte i përqendruar gjithë kohën. Ne mund t’i kishim shfrytëzua mirë rastet që kishim. Ekipi luajti i bashkuar dhe bënë shumë mirë. Më vjet keq, sepse situata me mbrojtësit, është traumatike. Sota është lojtar me peshë në prapavijë, sidomos në derbi ku është e rëndësishme eksperienca. Kocijan u fut dhe bëri të vetën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy