Horoskopi ditor, e premte 07 prill

Horoskopi ditor, e premte 07 prill

Dashi 

Ditë harmonike kjo e sotmja për jetën sentimentale të çifteve. Do bëni gjithçka që të shmangni mosmarrëveshjet me partnerin/en dhe do e toleroni jashtë mase atë. Planetët nuk do ndikojnë drejtpërdrejt tek financat, megjithatë duhet të bëni kujdes me çdo shpenzim.

Demi 

Ditë pozitive dhe emocionuese kjo për gjithë të dashuruarit. Orët e mbrëmjes do jenë ato me entuziastet kur edhe ju do ndiheni si mbi re. Të ardhurat do i menaxhoni me maturi dhe ato do vijnë duke u përmirësuar dalëngadalë. Jupiteri do iu qëndrojë gjithë kohës pranë.

Binjakët

Në jetën tuaj në çift do merrni atë që dëshironi sot. Partneri/ja do iu qëndrojë gjithë kohës pranë dhe do mundohet t’ua plotësojë çdo dëshirë. Bëni vetëm pak kujdes me xhelozinë. Ndikimi i yjeve në planin financiar do jetë kontradiktor. Ulni shpenzimet që të shmangni problemet e mëdha.

Gaforrja

Ambienti në çift do jetë shumë i ngrohtë sot. Do flisni më hapur me partnerin/en tuaj dhe do i sqaroni të gjitha mosmarrëveshjet që keni pasur. Mundësitë nuk do mungojnë. Financat do jenë delikate sepse ju do shpenzoni pafundësisht.

Luani

Ka rrezik të keni zënka të shumta me partnerin/en tuaj sot. Tensioni do të ndizet dhe asgjë nuk do shkojë ashtu si e kishit menduar. Nëse keni fëmijë mundohuni ta lini jashtë debateve tuaja. Me financat tuaja nuk do merret asnjë planet, prandaj çdo gjë do e keni vetë në dorë.

Virgjëresha

Ditë përgjithësisht e mirë për të dashuruarit. Bashkëpunimi me njeri-tjetrin do jetë shumë i mirë dhe keqkuptimet nuk do bëjnë pjesë në jetën tuaj. Financat do jenë të favorizuara. Mund të kryeni transaksione të rëndësishme si edhe investimet e menduara prej kohësh.

Peshorja

Duhet ta merrni në dorë jetën tuaj sentimentale sot dhe të bëni çmos ta largoni rutinën. Mundohuni të përgatisni gjëra të reja apo të largoheni me pushime. Në planin financiar do mbizotërojë ekuilibri për pjesën më të madhe të personave. Do jeni goxha të organizuar në këtë fushë.

Akrepi

Jeta sentimentale e çifteve do jetë e qëndrueshme sot dhe nuk do keni asgjë për çfarë të mërziteni. Edhe komunikimi nuk do ketë asnjë problem. Financat do jenë në qendër të vëmendjes. Do shpenzoni me maturi e kujdes.

Shigjetari

Më në fund edhe jeta juaj në çift do jetë e qëndrueshme. Do e shihni me pozitivizëm të ardhmen së bashku dhe do mendoni t’i bëni gjërat më serioze. Edhe ata që kanë pasur zënka do i zgjidhin. Shpenzimet e mëdha do iu rrënojnë financiarisht. Bëni kujdes.

Bricjapi

Do keni disa mosmarrëveshje me partnerin/en gjatë kësaj dite dhe nuk do arrini dot të vendosni qetësinë. Neptuni do jetë planeti që do iu ndihmojë ta kaloni sa më shpejt situatën. Në planin financiar nuk do keni probleme të mëdha për çfarë të qaheni.

Ujori

Ditë e mbushur me sensualitet dhe dashuri kjo e sotmja për të dashuruarit. Gjithçka do shkojë për mrekulli ndërmjet jush dhe nuk do keni çfarë të kërkoni më tepër. Nëse keni vështirësi financiare duhet të gjeni sa më pare një zgjidhje.

Peshqit

Do i merrni më seriozisht problemet që iu kanë dalë në çift kohët e fundit dhe do mundoheni t’i zgjidhni me maturi ato. Në fakt edhe partneri/ja do kërkojë të bëjë të njëjtën gjë. Në planin financiar shmangni dhëniet e huave apo investimet.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy