Deputeti demokrat Luan Baçi thotë se një përqindje e madhe e shqiptarëve të diasporës i bie të mos votojnë për shkak të pengesave që hasin.
Duke folur për MCN Live, ai deklaroi se pati një debat për votën e diasporës për ta mundësuar, madje dhe se kush ishte iniciatori dhe kush të merrte autorësinë.
Por sipas tij, Partia Socialiste vendos pengesa të ndryshme, për shkak se nuk e do votën e diasporës.
Shohim një Parti Socialiste që vë pengesë pas pengese për çdo problematikë. Ndaj PD ka propozuar hartimin e një ligji që të gjithë shqiptarët e diasporës të votojnë.
Madje ka pasur VKM për të shtyrë afatet e vlefshmërisë për dokumentet e identifikimit në Shqipëri, jo më për ata që janë jashtë.
Një shtetas i BE a hyn me pasaportë angleze, italiane, pse mos t’i japësh të drejtën e votës duke e identifikuar me certifikatën e trungut familjar dhe pasaportën që ka?
Ne nuk e dimë për kë votojnë ata shqiptarë të diasporës që janë me dokumente identifikimi të huaja.
Nuk ka asnjë lloj pengese, ka mungesë vullneti pasi Partia Socialiste nuk e ka dashur votën e diasporës, është imponuar nga presioni.
Ka bërë pranimin dhe tani kërkon ta pengojë në mënyra nga më të ndryshmet.
Janë dakordësuar për ndërhyrjen në Kod Zgjedhor dhe me afrimin me 10 ditë të listës së kandidatëve.
Atëherë çfarë i pengon që të mos votojnë këta shqiptarë që kanë mjet identifikimi të një shteti tjetër.
Çfarë i pengon të zgjasin afatin e vlefshmërisë për mjetet e identifikimit. Po ka vullnet nuk ka asnjë pengesë teknike.
Ata kanë frikë që po investohen. Partia Socialiste, kjo mazhorancë dhe ky Kryeministër mendojnë vetëm për manipulim të zgjedhjeve në forma të ndryshme.
Ndërkohë PS po përdorin fondet e bashkisë dhe punonjësit e administratës për diasporën.



