Kryeministri Edi Rama ka thirrur në zyrën e tij kreun e PS-së së Tiranës, Saimir Tahiri, dhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
Takimi në zyrën e Ramës vjen në kuadër të takimeve të shpeshta të kësaj natyre që kreu i PS-së ka zhvilluar kohët e fundit me eksponentë të lartë të partisë së tij.
Takimi mendohet se ka në qendër konsultimet mbi zgjedhjet e ardhshme dhe strategjitë e koalicionit të majtë.



