Frika nga Covid-19/ Shqipëria kërkon ndihmë nga Kina

Frika nga Covid-19/ Shqipëria kërkon ndihmë nga Kina

Shqipëria ka kërkuar ndihmë teknike dhe mjekësore nga Kina për përballimin e situatës së krijuar si pasojë e pandemisë së Covid-19.

Lajmi është konfirmuar për TVT.al, nga Ambasada kineze në Tiranë, e cila njoftoi se kemi marrë një kërkesë për ndihmë, pa specifikuar detajet, nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Tre ditë më parë, përgjatë një deklarate të përditshme për mediat, ishte zv/ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, ajo që konfirmoi se Shqipëria ka kërkuar ndihmë nga Kina për përballimin e situatës për parandalimin e pandemisë Covid-19.

5 raste të reja me koronavirus janë raportuar në 24 orët e fundit në Shqipëri, duke çuar në total numrin e të infektuarve në 64.

Tre prej rasteve të reja janë shtetas italian që ndodheshin në Shqipëri, e ndërsa dy të tjerët nga Kavaja duke e shtrirë në 7-të, numrin e qyteteve të infektuara./TVT.al

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy