Zgjedhjet në SHBA/ Nesho: Harris para me votën e hershme, Trump fiton me ekonominë

Zgjedhjet në SHBA/ Nesho: Harris para me votën e hershme, Trump fiton me ekonominë

Dritan Nesho, strategjist dhe CEO i kompanisë Harris X, duke komentuar për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv, për zgjedhjet që do të mbahen nesër në SHBA u shpreh se diferenca mes kandidatëve Harris dhe Trump është 1-2 për qind në rang kombëtar.

Nesho tha se kandidatja demokrate është 9 pikë para Trump, por Trump është 7 pikë para asaj me votimin që pritet nesër.

Sondazhet janë shumë të ngushta. Në përgjithësi në rang kombëtar, ka mbase 1 ose 2% diferencë. Disa janë pro Trump, disa pro Harris. Mesatarja e sondazheve, ka Trump në një avantazh të vogël, te vota popullore. Kurse në bazë të shteteve kyçe, edhe këtu sondazhet janë 2-3 pikë me njëra-tjetrën.

Sondazhet e humbin aftësinë e tyre për të treguar në çfarë drejtimi mund të shkojë gara. Harris ka një avantazh me votën me postë apo para ditës së votimit. Ajo është 9 pikë para Trump, por Trump është 7 pikë para asaj me votimin që pritet nesër.

E gjitha është turnout, sa do të dalin të votojnë. Dhe sa aftësi do të ketë Trump për të nxjerrë njerëzit të votojnë. Tradicionalisht sondazhet e kanë nënvlerësuar Trump. Edhe në 2016, sondazhet në rangun e shteteve e kanë nënvlerësuar. Ka një fenomen që përflitet, është “shy Trump voter”, votuesit që nuk e përcjell që është për Trump, por e marrin vendimin deri në fund. Shumë gjëra do të qartësohen nesër. Tani për tani është e vështirë për të thënë kush fiton.

Pyetjes se ku ndryshojnë dy kandidatët ai tha se dallimi kryesor mes tyre është karakteri dhe pozicioni i tyre për çështje të ndryshme.

Trump ka një karakter që njihet mirë nga publiku dhe që është shumë polarizues, ndërsa Harris si një figurë e re ka ardhur me një frymë ndryshimi dhe shumë shpejt në bazë të debatit të saj arriti dhe përcaktoi një figurë që mund ta mbajë rolin e presidentit të Amerikës.

Ajo se ka bindur votuesin për një seri çështjes problematike që e prekin votuesin amerikan siç është emigracioni, ekonomia, ajo ka një pozicion më të avancuar në raport me gratë dhe aborti është një çështjet e saj kryesore, por kur sheh ekonominë dhe politikën e jashtme Trump fiton.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy