
MCN mëson se ministrja Olta Xhaçka u thirr të hënën në SPAK për të dëshmuar për akuzën e opozitës për përdorimin e helikopterit të ushtrisë në fushatën zgjedhore të 2021. Ndërkohë që SPAK pritet ta thërrasë sërish ministren edhe për padinë për privatizimin e pronave të ushtrisë. Nga ana tjetër sot janë zhvilluar debate në Këshillin e Legjislacionit për mandatin e saj.



