Franca ka bllokuar mbylljen e dy kapitujve të negociatave për integrimin në BE për Malin e Zi.
Vendimi u mor në mbledhjen e Këshillit të BE, ku përfaqësuesit francezë vendosën të bllokojnë kapitullin 11 që lidhet me Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural dhe Kapitullin 13 për peshkimin.
Analisti Sami Flamuri tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve se ky vendim nuk pritej nga qeveria e Malit të Zi.
Sipas Flamurit, ky vendim ka një prapavojë politike.
Nuk ishte i pritur nga qeveria e Malit të Zi, por ka prapavijë shumë interesante. Ishte para 3 ditësh kur kryeministri malazez Milojko Spajiç iu kundërpërgjigj kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç në propozimin e tij që të gjitha toakt e BE-së duhet t’i bashkëngjiten unionit në një kohë. Milojko Spajiç në X tha se Mali i Zi do t’i bashkëngjitet në 2028 ndërsa Serbia duhet të presë dhe pak . Nuk kaloi shumë kur francezët dihet që janë shumë afër me qeverinë e Vuçiç dhe me Serbinë si shtet, pasi edhe Vuçiç ka blerë shumë armatime nga Franca i bllokoi këto dy pika, kapitullin 11 dhe kapitullin 13.
Pritet që me datë 16, edhe këto dy pika ta marrin dritën jeshile edhe pse është e debatueshme. Shumica e tokëve të BE, e kanë dhënë dritën jeshile për këto dy toka.
Mali i Zi është pothuajse në një udhëkryq të madhe se partitë proserbe janë partitë kryesore që mbajnë qeverinë e Milojko Spajiç. Ato janë të njohura si parti satelite të udhëhequra nga Serbia. Duhet të mos e mënjanojmë. Vuçiç në deklaratën e tij kur iu përgjigj Milojko Spajiç tha: Mos thuaj hop para se të kërcesh.



