Politikanët e rinj në listat e partive/ Kandidatët e rinj: Ja alternativat ndryshe që ofrojmë në politikë

Politikanët e rinj në listat e partive/ Kandidatët e rinj: Ja alternativat ndryshe që ofrojmë në politikë

Na ndajnë vetëm pak javë nga zgjedhjet e 11 majit, dhe në listat e partive politike janë rreshtuar një numër i konsiderueshëm kandidatësh të rinj.

Në studion e "MCN Informacion", të ftuarit, Ted Kopliku, kandidat i PD në Shkodër, Daniel Nikolla, sekretar i degës së PD në Londër, Etleva Merko, kandidate e "Shqipëria Bëhet" në Vlorë, dhe Geraldo Sallaku, kandidat i “Aleanca Kombëtare”, diskutuan mendësinë e tyre politike dhe idetë që propozojnë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Ata pohojnë që kandidojnë në këto zgjedhje për të ofruar alternativat e tyre për ndryshim, me fokus në përfshirjen e qytetarëve dhe në modernizimin e procesit politik, duke synuar të japin mundësi më të mira për të gjithë shqiptarët, si brenda dhe jashtë vendit.

Etleva Merko - Kandidate e “Shqipëria Bëhet”
Përfaqësoj zërin e partisë “Shqipëria Bëhet”, dhe politika për mua nuk është vetëm luftë për pushtet, por një mundësi për qytetarët që të jenë të barabartë para ligjit. Ne kemi nisur si një lëvizje që të vijmë afër qytetarëve, me katër pika kryesore. Njëra është vota e diasporës, për të cilën kemi mbledhur 21 mijë firma për të miratuar ligjin që lejon diasporën të votojë në zgjedhjet e 11 majit. Një tjetër pikë e rëndësishme është depolitizimi i administratës zgjedhore, e cila është shumë e rëndësishme për të siguruar një proces të drejtë dhe të paanshëm. Gjithashtu, mbështesim listat e hapura, ku ne garojmë dhe do të jemi krenarë për këtë. Për më tepër, kemi për qëllim miratimin e ligjit për referendumet, për të ofruar mundësinë e pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrjen politike.

Ted Kopliku - Kandidat i PD, Shkodër
Unë bëj pjesë në Departamentin e të rinjve të PD-së, dhe ndryshe nga të rinjtë e tjerë në politikën shqiptare, kemi marrë mundësinë për të bërë politikë. Nuk ka një ambient politik ku partitë të ftojnë rininë të bëhet pjesë e listave, ndërkohë që partitë e reja nuk kanë asnjë barrë politike. Ata kanë hyrë në politikë pa asnjë përvojë, duke kërkuar ndryshimin e situatës, por nuk mund të presim ndryshime thelbësore nga ata që nuk kanë asnjë bilanc. Politikën 34-vjeçare nuk mund ta vendosim në të njëjtin thes, pasi ka një histori të pasur dhe dështimesh të shënuara. Partitë e reja thonë se janë të ndryshme, por deri tani nuk kanë treguar asnjë arritje konkrete.

Kemi dy parti të mëdha parti që kanë pasur pushtet 8 vite dhe pjesa tjetër 22 vite ka qenë në pushtet PS dhe të dy partitë kanë bilanc. Partitë e reja politike nuk e kane rotacion me bë diçka te re, përveç se bëjnë rotacionin politik, përveç se thonë jemi ndryshe nga politika 34 vjeçare, si ‘retorikë e profetëve të rremë’.

Geraldo Sallaku - Kandidat i “Aleanca Kombëtare”
Një nga gjërat që vihet re në diskutimet mbi të rinjtë në politikë është se shpesh fokusohemi në ndryshimin e fasadës politike, duke harruar problemet e vërteta që duhet të zgjidhen për qytetarët. Kam jetuar jashtë Shqipërisë për shumë vite dhe, kur jam rikthyer, kam parë se nuk ka ndryshuar asgjë përveç fasadës. Kam qenë pjesë e lëvizjes “Thurje”, një eksperiencë e rëndësishme personale, dhe tani kam zgjedhur të mbështes si patriot “Aleancën Kombëtare” të Elena Kosaçit, pasi besoj se ajo ofron një alternativë patriotike dhe është e para parti politike me një kryetare femër.

Daniel Nikolla - Përfaqësues i PD, Londër
Është e rëndësishme të theksohet se çështja e votës së diasporës nuk ka filluar tani, por ka filluar që në vitin 1912, kur u krijua shteti shqiptar. Megjithatë, numri i personave që janë regjistruar për të votuar nga diaspora rreth 24 mijë është ende i vogël. Ne duhet të synojmë të rrisim këtë numër, dhe për këtë mund të ndjekim modelin e Kosovës, ku qytetarët mund të votojnë fizikisht në ambasada dhe konsullata. Pavarësisht se nuk kemi ende një sistem të konsoliduar të përfaqësimit të diasporës, është e rëndësishme të krijojmë mundësi më të mira për të votuar, për të mundësuar një pjesëmarrje të plotë të shqiptarëve në mbarë botën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy