Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku deklaroi para furnizuesve të naftës se ata do të jenë të detyruar të mbajnë rezerva për krizat për 90 ditë shitje. Ministrja u shpreh se kush nuk ka rezervën e sigurisë së naftës, do të gjobitet me 50% sa kuota e përcaktuar për rezervën e sigurisë. Po ashtu ajo bëri me dije se nga nesër do të nisin kontrollet në terren.
Jeni të detyruar të mbani rezerva sigurie për mbulimin e nevojave të konsumit kombëtar në nevoja krizash. Rafineritë e naftës dhe shoqëritë et tregtimit me shumicë janë të detyruar të mbajnë rezerva sigurie. Kategoritë për të cilat do mbahen rezerva sigurie sipas VKM-së janë nafta bruto, gazi i lëngshëm i naftës, benzinë automjetesh, benzinë mjetesh të fluturimit ajror, gazoil, lëndë djegëse për mjetet e fluturimit ajror, reaktiv dhe solar. Janë të detyruara të mbajnë rezerva sigurie të barabarta me 90 ditë shitje.
Bordi që kryeministri përmendi, që do ngrihet për të menaxhuar në bazë ditorë të gjithë ecurinë e tregut të naftës do ketë edhe një detyrë tjetër, përmes instrumenteve të kontrollit që administrojmë, unë ju bëjë me dije se do nisim kontroll në terren për të parë gjendjen faktike të depozitave të naftës ku duhet të gjendet sasia e rezervës së sigurisë të kërkuar. Kjo do të nisë duke filluar nga nesër në terren, në rast më të mirë, do ishte e udhës që të deklaronit zyrtarisht sasia e rezervës që mbani për të koordinuar me sasinë që kemi përllogaritur. Masa e gjobës është 50% sa kuota e përcaktuar për rezervën e sigurisë



