Me ndryshimin e ligjit për punësimin e të huajve në vendin tonë, janë shtuar dhe kërkesat për leje pune nga të huajt.
Në drejtorinë rajonale të punësimit në Vlorë aktualisht kanë një numër i madh shtetasish nga Nepali e Bangladeshi.
Specialistja për migracionin dhe marrëdhëniet e punës pranë kësaj drejtorie, Gjinovefa Xhori tregon mbi procedurat e punësimit të shtetasve të huaj gjatë sezonit turistik.



