Venecia shtyn publikimin e opinionit për emërimet në Kushtetuese, shkak Covid-19

Venecia shtyn publikimin e opinionit për emërimet në Kushtetuese, shkak Covid-19

Përhapja e shpejtë e koronavirusit ka bërë që Komisioni i Venecias të vendosë për shtyrjen me të paktën dy muaj të dhënies së opinionit për dy kërkesat e ardhur nga politika shqiptare, atë të ligjit anti-shpifje dhe ndryshimeve ligjore për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Në lidhje me këtë të fundit, një raport paraprak i Venecias u publikua në media. Në të thuhej se ligji për emërimet e anëtarëve të Kushtetueses ishte anti-kushtetues.

Presidenca dhe qeveria janë përplasur disa herë në lidhje me këto ligje, e në veçanti me atë të ndryshimit të formulës së betimit për anëtarët e Kushtetueses. Në tubimin e thirrur nga Meta më 2 mars, Presidenti paralajmëroi se nëse qeveria nuk reflekton mbi këtë ligj, ai do të firmosë një dekret për shkarkimin e parlamentit, por të gjitha akuzat janë ‘lënë pezull’ menjëherë pas përhapjes së koronavirusit në Shqipëri.

Sesioni Plenar i radhës do të mbahet në qershor. Deri atëherë çështja shumë e debatuar mes Presidentit dhe Kuvendit të Shqipërisë do duhet të presë opinionin e ekspertëve të Komisionit të Venecias.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy