Kisha e Laçit/ Pas polemikës në publik të ngritur nga "Xhadat", reagojnë krerët e Françeskanëve Shqiptarë

Kisha e Laçit/ Pas polemikës në publik të ngritur nga "Xhadat", reagojnë krerët e Françeskanëve Shqiptarë

Pas investigimeve të pandalur nga emisioni Xhadat, duke e kthyer denoncimin e Patër Ndue Toplanës, (pasardhësit të At Zef Pllumit), një çështje kombëtare, për projektin e miratuar nga krerët e Provincës Françeskane Shqiptare, mbi ndërtimin e Kishës "Shna Ndou", e cila sipas tij, shkatërron dinjitetin e Kishës që frekuentojnë pelegrinazhin të gjithë besimtarët mbarëshqiptarë, e jo vetëm.

 

Emisioni Xhadat ka intervistuar sërish Patër Ndue Toplana, kur shprehet se pas gjithë këtyre denoncimeve të bëra publike tashmë, Krerët e Provincës Françeskane Shqiptare janë shqetësuar dhe po mundohen të na mbyllin gojën të gjithëve cili flet mbi projektin që ata kanë vendosur ta zbatojnë. Ai shprehet se ky shqetësim i tyre ka mbërritur gjer tek kryeministri i Shqipërisë, por krerët e kësaj province nuk kanë ndryshuar mendim dhe as nuk pranojnë diskutime mbi këtë projekt, i cili sipas tij, ndërton bodrume dhe jo vetë Kishën, e cila është edhe qëllimi kryesor. Ai gjithashtu shprehet se Delegati Gjeneral Ivan Çezari dhe Kreu i Provincës Françeskane shqiptare, në vendet e tyre ku jetojnë, kanë ndërtuar Kisha të reja dhe me standardet e saj, por në Laç, mesa duket kanë për qëllim ta shkatërrojnë atë.

 

Emisioni Xhadat gjithashtu ka iintervistuar disa nga banorët të qytetit të Laçit në lidhje me ndërtimin e kësaj Kishe dhe ata të cilët u shprehën ishin studiues dhe intelektualë të zonës, që sipas tyre ai projekt i cili kanë në plan ta zbatojnë krerët e Provincës Françeskane shqiptare, bëhet për të zbehur autoritetin që ajo Kishë ka krijuar në kaq vite, ku çdo besimtarë dhe qytetarë kremton pelegrinazhin duke besuar thellësisht tek ai vend i shenjtë.

 

Bashkim Zahaj, skenografi dhe arkitekti i njohur, u shpreh se çdo projektues, fillimisht vendos qëllimin kryesor të objektit që kërkohet të ndërtohet. Ai tha se Kisha duhet të jetë objekti kryesor i ndërtimit, ndërsa pamjet e tjera të projektit janë ide të cilat zhvillohen edhe më mbrapa. Ai nuk ra dakord me projektin e hedhur për zbatim nga krerët e katolicizmit shqiptar dhe përshëndeti me kënaqësi projektin e Patër Ndue Toplanës, e cila ka në fokus ndërtimin e një Kishe të re.

 

Pas reagimit të krerëve të Provincës Françeskane Shqiptare, ne kemi intervistuar sërish Patër Ndue Toplana për komentin e tij sa i përket reagimit, ku Patër Ndue shprehet se problemi i projektit nuk është do prishet apo jo Kisha e vjetër, por prishja e objekteve të tjera rreth saj dhe ndërtimi i pallateve dhe bodrumeve. Ai shprehet se, nëse ata nuk e kanë në plan atë projekt, përse nuk e tërheqin aplikimin që kanë kryer që para 3 viteve në shtet, sepse deri më sot ky është projekti që ata kanë vendosur për zbatim. Përveç kësaj ngrihen edhe shumë pikëpyetje sipas tij, që përse mbahet kaq sekret kjo gjë midis tyre, kur ata dëshirojnë të mirën e Kishës. Se nëse do të kishin në plan për të ndërtuar Kishën, duhet të gëzoheshin përpara të gjithëve për vendimin që do kishin marrë, por kjo gjë u rezulton ndryshe ndaj edhe e mbajnë sekret.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy