Kina, në 24 orë e fundit nuk shënohet asnjë rast me koronavirus

Kina, në 24 orë e fundit nuk shënohet asnjë rast me koronavirus

Kina nuk ka raportuar të mërkurën asnjë rast të prekur me Covid-19, duke shënuar kështu një moment historik.

BBC shkruan se lajmi është bërë i ditur nga autoritetet shëndetësore në Kinë, të cilat theksuan se 34 rastet e fundit në rajon janë të ardhura nga jashtë Kinës.

Ndërsa, në të gjithë Uhanin, u raportuan në 24 orët e fundit, vetëm tetë vdekje.

Pavarësisht kësaj, autoritetet mendojnë se duhen edhe 14 ditë të tjera pa asnjë të infektuar, që Uhanit t’i hiqen kufizimet e udhëtimit.

Lloji i koronavirusit të ri për herë të parë u shfaq në qytetin kinez Uhan më 12 dhjetor 2019, ku si pasojë shumë vende, evakuuan shtetasit e tyre të bllokuar në Kinë.

Pas shfaqjes së koronavirusit në qytetin e Uhan-it, virusi u përhap për një kohë të shkurtër edhe në qytetet tjera të vendit, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e shpalli "situatë emergjente".

Kina, ka raportuar më shumë se 81 mijë të infektuar dhe mbi 3 mijë të vdekur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy