Këto janë fotografitë e para të bandës së drogës që akuzohen se kontrabandonin lëndë narkotike me vlerë miliona dollarëve.
Sipas policisë ata jnaë arrestuar pas konfiskimit të kokainës me vlerë rreth 70 milionë dollarë në një avion privat për të cilin paguan rreth 140 mijë dollarë, për të fluturuar nga Kolumbia në Britani të Madhe.
Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për të pesë burrat, dy britanikë, dy spanjollë dhe një italian të cilët u arrestuan pasi gjysmë ton drogë e klasës së parë thuhet se u gjetën në bagazhin e tyre.
Autoritetet kolumbiane kanë konfirmuar se një oficer i rremë i policisë ka ndihmuar në sigurimin e drogave të larguara nga vendi.
Ndërkohë është thënë se policë i supozuar u lejua të “kontrollonte” valixhet ku e gjetën kokainën, pavarësisht se u paraqit vetëm në një automjet të pashënuar me një xhaketë policore që ishte shumë e madhe për të dhe një qen që nuk përputhej me tipin që zakonisht përdoret nga oficerët e skuadrës kundër drogës.
Gjithashtu një sipërmarrës privat përgjegjës për sigurinë në hangarët e aeroportit lokal, duke përfshirë atë në të cilin është lënë aeroplani, është nën hetim.

Është pretenduar gjithashtu se grupi i krimit të organizuar italian “Ndrangheta”, i lidhur me vrasjen e projektuesit Gianni Versace, mund të ketë pasur përfshirje.
Pesë të dyshuarit janë emëruar si vëllezërit Martin James Neil, 48 vjeç dhe Stephen John Neil, 53 vjeç, nga Poole në Dorset, italiani Alessandro Iembo, 28 vjeç, nga Bournemouth; dhe spanjollët Victor Franco-Lorenzo, 40 vjeç dhe Jose Ramon Miguelez-Botas, 55 vjeç.
E drejtori i Policisë Kombëtare të Kolumbisë, Jorge Nieto, ka konfirmuar se disponojnë pamjet e një oficeri të rremë policor me një qen të supozuar.



