Rikthehet në treg Galaxy S7

Rikthehet në treg Galaxy S7

Produkti më i shitur i Samsungut, Galaxy Note 7 u rikthye sot në treg në Korenë e Jugut, rreth një muaj pasi gjiganti elektronik u detyrua të tërheqë pajisjen në të gjithë botën për shkak të rrezikut se bateria e smartfonit shpërthente.

“Telefonat e rinj janë të pajisur me bateri të reja dhe do të jenë sërish në shitje në Evropë më 28 tetor”, tha një zëdhënës.

Samsungu tërhoqi smartfonat në fillim të muajit të kaluar, pasi pranoi se e ashtuquajtura tablet, që u lëshua fillimisht më 19 gusht dhe u shit në disa vende, mund të shpërthente në flakë ndërkohë që karikohej.

Disa kompani ajrore ua ndaluan pasagjerëve sjelljen e tyre (Galaxy Note 7 ) në bord.

Kompania tha se “2,5 milionë telefona ishin të prekur dhe u ofroi zëvendësim gjithë konsumatorëve, duke përfshirë edhe 1,4 milion konsumatorë në Korenë e Jugut dhe vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Autoritetet amerikane të Konsumatorëve thanë se kishin marrë 92 raporte të telefonave që mbinxeheshin ose merrnin flakë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy