Qeveria ka hequr përgjegjësinë për 816 tonët e mbetje toksike të eksportuara drejt Tajlandës nga Autoriteti Portual
Sa i përket kalimit të tyre nga Porti i Durrësit drejt Tajlandës, zv.kryeministrja Belinda Balluku tha se Autoriteti Portual s’ka tagër për të kontrolluar çdo kontejner.
Duhet të presim vendimet sa i përket kësaj çështjeje të rëndësishme mjedisore. Çështja ka marrë emrin Porti i Durrësit.
Porti dhe mbetjet janë dy gjëra të ndryshme. Kam parë që përfshihet Autoriteti Portual dhe disa ministri.
Transporti i mbetjeve ka nisur që në 1998, ka një protokoll të mirëfilltë, nuk është asgjë e re, ka tranzitim dhe transportim të mbetjeve të rrezikshme që janë të koduar në bazë të kodeve të transportit të këtyre mbetjeve.
Ajo që është më e rëndësishme është se Autoriteti Portual nuk ka lidhje me këtë proces, se janë procesuar nga koncesionarët evropianë që operojnë në Portin e Durrësit.
Janë dy entitete konkurrente që ta keni të qartë.
Sa i përket situatës me kompaninë “Kurum”, zv.kryeministrja tha se nëse firma turke shpall falimentin, do të rishikohen kontratat pasi qeveria është e shqetësuar për 500 punonjësit e pushuar nga puna.
Ka të bëjmë me 500 familje shqiptare, njerëz që kanë kontribuar në industrinë e metalurgjikut. Ka ndodhur vetëm para dy ditësh. Po analizojmë situatën.
Ka pasur një njoftim të “Kurum” pak ditë më pare në bashkinë e Elbasanit, për vështirësi sa i përket operimeve.
Por ju e dini shumë mirë që qeveria shqiptare ka konflikt me “Kurum” që janë ndjekur juridikisht.
Vetëm para pak ditësh kemi pasur fitoren e një gjyqi në arbitrazh pikërisht për koncesionin në portin e Durrësit dhe shkeljet që “Kurum” ka bërë në atë koncesion kur ishte përgjegjës.
Do të vijojmë të monitorojmë situatën. “Kurum” do të jetë i detyruar të japë shpjegimet e duhura.
Kjo është një çështje sociale, tejkalon çështjet tregtare që mund të lidhen me marrëveshjen që "Kurum" ka me bashkinë e Elbasanit apo dhe me ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Në këtë rast flitet për territorin e Metalurgjikut dhe jo për diçka tjetër.
Ne e kemi në fokus dhe në ditët në vijim do të ketë patjetër komunikim pasi kjo është një çështje sociale, që na shqetëson shumë.



