Krimi shqiptar dhe transferimi i parave me sistemet indiane e kineze. SPAK: Sisteme informale të vështira për t'u gjurmuar

Krimi shqiptar dhe transferimi i parave me sistemet indiane e kineze. SPAK: Sisteme informale të vështira për t'u gjurmuar

Për grupet kriminale paratë janë gjeja më e rëndësishme e aktivitetit të tyre. Nëse ato do të largoheshin nga duart e organizatave fuqia e tyre nuk do ishte ajo që është.  Prandaj  drejtuesit e strukturave kriminale  bëjnë cdo gjë për ti mbrojtur paratë dhe për ti futur në ekonominë formale me qëllim legalizimin e tyre.

Grupet kriminale shqiptare e kanë më të thjeshtë ta bëjnë në një ekonomi si ajo e Shqipërisë, ku rreth 40% e saj është informale.

Raportet ndërkombëtare tregojnë se miliarda euro kanë ardhur në Shqipëri dhe janë pastruar kryesisht në fushën e ndërtimit.

Se në cfarë niveli kanë arritur grupet kriminale shqiptare na ndihmon raporti i prokurorisë së posaçme SPAK, i cili citon agjensi ndërkombëtare mbi rolin, shtrirjen dhe lidhjet e tyre në trafikun e kokainës .

Grupet e strukturuara kriminale të drejtuara nga shtetas shqiptarë po konsiderohen nga agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare si grupe kriminale më një ndikim të rëndësishëm në tregjet ndërkombëtare të drogës, kryesisht në ato të kanabisit dhe kokainës. Këto grupe kriminale janë aktive jo vetëm në rajon por edhe në disa vende të BE-së, Britaninë e Madhe, Turqi, ShBA. Grupet kriminale të drejtuar nga shtetas shqiptarë kanë arritur të kenë qasje të drejtë për drejtë në vendet e origjinës së prodhimit të kokainës duke krijuar lidhje të forta me organizatat kriminale në Amerikën Latine.

Ky pozicionim ka bërë që grupet kriminale krahas mënyrës standarde të dërgimit të parave cash drejt shqipërisë kohët e fundit kanë një tendecë tjetër. Paratë tashmë i lëvizin në zona ku SPAK dhe autoritetet shqiptare e kanë shumë të vështirë të gjurmojnë dhe hetojnë.

Shihet një tendencë e lëvizjes së të ardhurave kriminale të tyre jashtë juridiksionit shqiptar në kompanitë offshore apo në parajsa fiskale duke e rritur ndjeshëm vështirësinë e gjurmimit dhe ndjekjes së tyre. penale.

Por çfarë kanalesh përdorin grupet kriminale shqiptare për të bërë levizjen e parave? Sipas SPAK në ndihmë atyre po u vinë sistemet e transferimit të parave indiane dhe kineze. Havala dhe hindu janë dy mënyra indiane të trasferimit të parave jashtë kanaleve bankare. Fei Chen ose paratë fluturuese janë mënyra kineze e tranferimit të parave nga një vend në tjetrin.

Vihet re edhe përdorimi prej tyre i sisteme informale transfertash parash si havala, hundi apo ‘fei chien’ ose dërgimin e pagesave në parajsat fiskale në vende si Qipro, San Marino apo dhe Dubai.

Do të shpjegojmë se çfarë janë këto lloja sistemesh transferimi parash dhe pse janë aq të pelqyeshme nga grupet kriminale shqiptare ?

Ekspertët sqarojnë se këto lloj sistemesh transferimi parash nuk mund të gjurmonen dhe janë të shtrira kryesisht në vendet e lindjes, me popullsi mysmilane.

Vitet e fundit një pjesë e mire e drejtuesve të grupeve kriminale shqiptare janë të vendosur në Dubai. Autoritete e Emiratave të Bashkuara Arabe nuk kërkojnë llogari se cila është origjina e parave që përdorin këta persona për të jetuar apo investuar aty.

Dubai kryesisht  është vendi nga ku grupet kriminale presin paratë me anë të sistemeve indiane dhe kineze . Më pas ato mund të përdoren aty ose të futen në kompani offshore të cilat mund të kryejnë transaksione në Shqipëri.

Havala dhe Fei Chein u krijuan nga emigrantët indianë dhe kineze për të dërguar paratë në vendin e origjinës për të shmangur komisionet e bankave.

Fillimisht u përdore për të dërguar remitancat e emigrateve por rrugës ndryshuan gjërat, grupet kriminale kuptuan se kishin gjetur mënyrën ideale për të tranferuan paratë nga vendet perendimore në vendet e tyre të orgjinës dhe pa asnjë rrezik.

Për të funksionuar ky sistem duhen dy persona një në vendet perëndimore dhe një në vendin e origjinës Kinë ose Indi. Por tashmë shërbimi nuk ofrohet vetëm në këto dy vende.

Paratë nuk lëviznin fizikisht, por mjaftonin dy persona dhe një kod i cili konfirmohet nga pritësi i parave.

Ekspertët llogarisin që të jenë miliarda dollarë, të cilat kalojnë në këtë formë gjatë një viti.

India dhe Kina janë të vendet me numrin më madh të banorëve, ndërsa ndikimi i grupeve kriminale të tyre është mjaft i lartë në të gjithë botën.

Duke pasur një ndikim të tillë në vendet perëndimore dhe në vendet e Lindjes ka bërë që kalimin e parave të kryejnë, por pa i lëvizur ato fizikisht. Kjo ka bërë që të largojë nga grupet kriminale rrezikun e kapjes së parave cash nga ana e agjencive ligjzbatuese.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy