
Një 53-vjeçar u arrestua në Tiranë, në lidhje me aktet e dhunshme gjatë protestës së opozitës para Bashkisë së Tiranës. Në një njoftim për mediat “blutë” bëjnë me dije se shtetasi me inicialet A.M., ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.
“Në vijim të veprimeve hetimore të kryera në lidhje me aktet e dhunshme gjatë protestës së datës 19.04.2024, përpara Bashkisë Tiranë, u ndalua shtetasi A. M., 53 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë protestës, 53-vjeçari ka kundërshtuar dhe ka ushtruar dhunë ndaj punonjësve të Policisë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë”.



