Mogherini flet me Thaçin për ngjarjet e fundit në Kosovë

Mogherini flet me Thaçin për ngjarjet e fundit në Kosovë

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka kontaktuar presidentin Hashim Thaçi për t’u njoftuar rreth ngjarjeve të fundit të krijuara nga treni serb i nisur për në veri të Kosovës.

Gazeta “Koha Ditore” ka kontaktuar me Maja Kocijançiç, zëdhënëse e Mogherinit, për ta pyetur atë nëse ka kontaktuar edhe kryeministrin Isa Mustafa. Kocijançiç ka konfirmuar vetëm bisedën e Mogherinit me Thaçin.

“Si pjesë e kontakteve të vazhdueshme me Kosovën dhe Serbinë për zhvillimet e fundit, përfaqësuesja e lartë, Federica Mogherini mbrëmë ka kontaktuar me presidentin Thaçi”, është përgjigjur Kocijançiç në pyetjen e “Kohës Ditore”.

“Ajo ka përmendur rëndësinë e qetësimit të situatës dhe nevojës për të vazhduar dialogun për nevojat e njerëzve. Ajo ka shprehur mirënjohjen për lidershipin e presidentit dhe angazhimin e autoriteteve të Kosovës për vazhdimin e dialogut përkundër vështirësive të fundit”, thuhet në përgjigjen e Kocijançiçit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy