“Afeksion”, kënga e parë e Jonisa Allushit: Kënga qëndroi në sirtar për 25 vite

“Afeksion”, kënga e parë e Jonisa Allushit: Kënga qëndroi në sirtar për 25 vite

Këngëtarja Jonisa Allushi ishte e ftuar këtë mëngjes në emisionin “Zgjohu me MCN”, ku promovoi këngën e saj më të re, në bashkëpunim me këngëtarin Stine, të titulluar “Afeksion”.

Jonisa zbuloi se kjo këngë ka një histori të veçantë pasi qëndroi në sirtar mbi dy dekada.  

Kënga ka qëndruar në sirtar për 25 vite.

 Ishte një projekt i lënë përgjysmë që tani më në fund vendosa ta rikthej në jetë me një videoklip të plotë pasi kontaktova me Stine. 

E njohur për publikun që nga pjesëmarrja e saj në spektaklin “Ethet e së premtes mbrëma” në vitin 2002, Jonisa tregoi se edhe pse iu largua muzikës për shumë vite, pasioni për artin nuk i është shuar asnjëherë.

E riktheva këtë këngë sepse doja t’ua tregoja edhe vajzave të mia. Pata ruajtur edhe një video të vjetër nga ‘Ethet’ dhe mendova: pse jo, tani që vajzat janë rritur, është momenti i duhur për t’u rikthyer te pasioni im i hershëm.”

Bashkëshorti, me të cilin jemi bashkë prej 22 vitesh, ka qenë dikur arsyeja pse ajo u tërhoq nga muzika dhe krijova familjen, por sot është pikërisht ai që më ka mbështetur më shumë për t’u rikthyer.

Kur u martuam, për shkak të xhelozisë së tij nuk pata mundësi ta vazhdoja muzikën, madje as në Belgjikë ku jetojmë. Por tani, ai është shtysa ime më e madhe që të rikthehem në skenë.

Kënga “Afeksion”, e realizuar në bashkëpunim me Stine, vjen me një klip ku marrin pjesë edhe vajzat e mia, një detaj që e bën këtë rikthim edhe më personal e domethënës për mua.

Më duket si një ëndërr. Kemi realizuar një projekt të bukur, një eksperiencë që do ta mbaj mend gjatë. 

Nëse publiku e pëlqen, pse të mos vazhdoj sërish me muzikën?. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy