
Muaji tetor nënkupton fillimin e muajit të ndërgjegjësimit të Kancerit të Gjirit.
Muaji i vetëdijesimit të Kancerit të Gjirit, ndihmon në rritjen e vëmendjes dhe mbështetjes për vetëdijen, zbulimin dhe trajtimin e hershëm, si dhe kujdesin për këtë sëmundje.
Nisur nga kjo edhe në Shkodër, është rritur numri i grave që përgjatë muajit, shkojnë për të bërë mamografinë në qendrën spitalore, thotë për “MCN live”, tekniku radiologjik Dritan Zaja.
Sipas tij, sivjet numri i grave të interesuara për momografi është shtuar dukshëm, krahasuar me vitet paraprake.
Muaji tetor është shtuar dukshëm numri i të interesuarve në krahasim me muajt e tjerë, gjatë ditës janë 50-60 gra të cilat vijnë për të kryer mamografinë. Vihet re se sivjet numri është më i madh krahasuar me vitet e kaluara, por është ende gjysma muajit dhe ka ende gra që priten të vijnë.
Mungesa e informacionit mbase bën që muajt e tjerë të vijnë më pak se këtë muaj, por ne shtyjmë orarin që është përcaktuar nga shteti, dhe punojmë me orar të tejzgjatur.
Është kulturë këtu qe ne nuk shkojmë te mjeku pa pasur dhimbje edhe këtu ka raste kur vijnë në gradë të rënduar, porse duhet edukatë që të shkojmë të bëjmë memografi edhe një here në vit.



