Mijëra protestues kundër presidentit të Serbisë Vucic

Mijëra protestues kundër presidentit të Serbisë Vucic

Mijëra vetë u mblodhën të shtunën për të protestuar kundër presidentit të Serbisë Aleksandar Vucic.

Autoritetet akuzuan opozitën për plane dhune dhe sollën forca të shumta policie brenda parlamentit në Beograd.

Sipas Ministrisë së Brendshme, turma përfshinte rreth 7,500 persona, por organizatorët e protestës thanë se ky numër ishte shumë më i madh.

Gjendja u tensionua që para fillimit të protestës, pasi mediat pro qeveritare dhe zyrtare aluduan se opozita donte të merrte pushtetin me forcë.

Protesta u organizua nga Aleanca për Serbinë që përfshin një grup prej 30 partish dhe organizatash.

Protestat kundër Vucic dhe qeverisjes së tij autokratike kanë filluar që në dhjetor me kërkesën për më shumë demokraci dhe liri të medias.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy