Një e mitur 12-vjeçare është mbytur dje në plazhin e Divjakës. Policia bën të ditur se rreth orës 16:00 dy të mitura 11 dhe 12 vjeç të afërme me njëra-tjetrën kanë qenë në rrezik për jetën teksa ishin duke u larë.
Situata ndaj tyre ka qenë tejet e rrezikshme për shkak të dallgëve në det.
Fatmirësisht në ndihmë i ka ardhur shtetasi me iniciale A.M., 15 vjeç, dhe falë ndërhyrjes së tij u bë e mundur të shpëtohej 11-vjeçarja M.L., banuese në fshatin Mizë të bashkisë Divjakë.
Por fatkeqësisht ka humbur jetën 12-vjeçarja me inicialet G.A., banuese në fshatin Kryekuq, Divjakë.
Nderkohe paraditen e djeshme një pushues nga Kosova ka shfaqur probleme shëndetësore teksa ishte duke u larë në Velipojë.
Sipas policizë rezulton se viktima shtetasi me iniciale B.A., 76 vjeç, banues në Prishtinë. I moshuari pasi është nxjerrë nga uji është transportuar për të marrë ndihmën mjekësore në qendrën shëndetësore Velipojë, por nuk ka mundur të mbijetojë.



